19.2 C
Tetovo
E martë, 7 Maj, 2024
BallinaLajmeBoreli: Nuk mund të premtoj datë në qershor! Kovaçevski i bëri thirrje...

Boreli: Nuk mund të premtoj datë në qershor! Kovaçevski i bëri thirrje BE-së të veprojë me guxim dhe strategji

Vizita e përfaqësuesit të lartë për politikë të jashtme të BE-së, Zhozel Borel nuk solli asgjë të re në lidhje me negociatat e Maqedonisë me BE-në. Ai në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Dimitar Kovaçevski deklaroi se nuk mund të premtoj se negociatat do të fillojnë në qershor.

Megjithatë, theksoi se pushtimin rus ndaj Ukrainës, Evropa duhet ta kuptojë si moment i zgjimit dhe të ndërmarrë hapa të shpejtë për integrimin e Ballkanit perëndimor. Borel rikujtoi për çështjet e hapura që Bullgaria ia imponoi Maqedonisë dhe thirri që ato të zgjidhen për ta mos e rrezikuar procesin evropian.

“Po shoh më mirë tani se mes dy qeverive, mes dy kryeministrave ka vullnet më të fuqishëm për të arritur zgjidhje. Rikujtoj se çështjet bilaterale nuk guxojnë të rrezikojnë asnjë proces të aderimit madje edhe nëse bazohen në këndvështrime etniko-linguistike. Ky është angazhimi ynë. Nuk mund t’ju premtoj datë, megjithatë mund të premtoj vullnet”, tha Borel.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se gjendja aktuale status quo askujt nuk i konvenon dhe se bllokimin e negociatave të vendit e ndjen i gjithë rajoni, prandaj duhet perspektivë e qartë dhe e fuqishme.

“BE-ja dhe të gjitha vendet anëtare duhet të veprojnë në mënyrë strategjike dhe të guximshme dhe të bëjnë thirrje për integrimin e vendeve të Ballkanit perëndimor në BE-në. Vetëm Evropa e bashkuar mund të jetë e fuqishme. Gjendja aktuale status quo nuk i konvenon askujt. Të gjithë ne duhet të gjejmë mënyrë për t’i tejkaluar sfidat që janë para nesh”, deklaroi Kovaçevski.

Borel dhe Kovaçevski kanë biseduar edhe për krizën me pushtimin rus ndaj Ukrainës, duke theksuar se Maqedonia është në anën e vërtetë duke iu bashkangjitur sanksioneve të BE-së. Përndryshe, diplomati i lartë evropian u takua edhe me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski, ministrin e jashtëm, Bujar Osmani, ministren e mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, kryeparlamentarin Talat Xhaferi dhe liderët e partive opozitare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments