0.8 C
Tetovo
E premte, 7 Shkurt, 2025
BallinaLajmeBojkotohet edhe sot mësimi në Podgorcë-Strugë / Ministrja thotë se ka përzierje...

Bojkotohet edhe sot mësimi në Podgorcë-Strugë / Ministrja thotë se ka përzierje të politikës

Rreth 100 nga 270 nxënës të shkollës fillore “Goce Dellçev” në Podgorcë të Strugës kanë bojkotuar edhe sot procesin mësimor, shkruan Alsat.

Prindërit janë të pakënaqur me vendimin e ministres së Arsimit e cila emëroi drejtor Goran Naumovskin për të cilin, siç thonë prindërit, nuk është në përputhje me kërkesat e tyre.

Prindërit kërkojnë që drejtor të emërohet kandidati i propozuar nga këshilli i shkollës. Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska apeloi për ndërprerje të bojkotit. Ajo shtoi se në këtë rast ka përzierje të politikës por pavarësisht rrethanave, paralajmëroi zgjidhje të shpejtë të problemit.

“Në Podgorcë ka problem të  vogël sepse shumë  vështirë mund të gjendet drejtor që I plotëson kushtet e caktuara. Vlerësoj se edhe atje ka filluar të përzihet politika dhe nuk lejojnë që Ministria ta kryej punën ashtu siç duhet. Bojkoton një pjesë e prindërve, bojkotojnë prindër të tjerë. Drejtori duhet ta organizoj procesin mësimor ndërsa unë u apeloj atyre prindërve se më e rëndësishmja është që fëmijët e tyre të jenë në shkollë, fëmijët e tyre të arsimohen dhe të edukohen. Vlerësoj se ky problem do të zgjidhet shpejt dhe lehtë”, tha Vesna Janevska,  ministre e Arsimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments