7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBogoev: Zero tolerancë për kontrabandën dhe korrupsionin

Bogoev: Zero tolerancë për kontrabandën dhe korrupsionin

Gjithsej 105, 4 kilogramë marijuanë, 126 litra prekursorë dhe 66.144 medikamente janë konfiskuar në vitin 2023, kur numri i rasteve të parandalimit të kontrabandës dhe tregtisë ilegale  shënon rritje prej 29 për qind në krahasim me vitin paraprak, kumtuan sot nga Drejtoria Doganore.

Megjithatë, janë konfiskuar edhe deviza në vlerë prej gjithsej 438 mijë euro, mjete që shkojnë në Bankën popullore dhe në Buxhet. Në mesin e konfiskimeve ishin edhe automjetet transportuese të posaçme për kontrabandë, ndërsa në një rast me vendim të gjykatës janë marrë 17,7 tonë duhan gjethe, një automjet mallrash – rimorkiator dhe gjysmërimorkio në vlerë të përgjithshme prej 7 milionë denarë.

“Një nga prioritetet kryesore është zero toleranca ndaj kontrabandimit dhe krimit të organizuar. Rezultatet e dukshme në këtë pjesë janë prosperitet dhe vlejnë për hyrje më të shpejtë në BE, ndërsa rezultate tashmë ka – konfiskimet në vitin 2023 janë rritur për saktë 29 për qind, ndërsa kallëzimet penale të paraqitura për 60 për qind”, thotë drejtori i Drejtorisë Doganore, Stefan Bogoev, qëndron në kumtesë.

Theksohet se me aksionin e muajit dhjetor ku u sekuestruan 126 litra prekursorë për prodhimin e drogës, është zbuluar një rrjet më serioz që kishte një laborator në territorin e shtetit. Ndaj personit është paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kompetente për veprën penale “Prodhimtari të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve” të dënueshme nga neni 215 i Kodit Penal. Ndaj tij me vendim gjykate është caktuar masa e paraburgimit.

Nga Drejtoria Doganore bëjnë me dije se kundër autorëve është ngritur kallëzim penal edhe për kontrabandë të 50 tonë naftë karburant të deklaruar si vaj bazë, e cila transportohej me dy automjete mallrash – cisterna.

Për vepra të ndryshme penale në vitin 2023 janë ngritur gjithsej 51 kallëzime penale, që është 60 për qind më shumë se në vitin 2022.

Për veprën penale kontrabanduese  janë ngritur 15 kallëzime penale kundër 16 personave fizik, për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve janë ngritur pesë kallëzime penale, ndaj shtatë personave fizik, ndërsa për evazion fiskal janë ngritur tre kallëzime penale, ndaj tre personave juridik dhe tre personave fizik.

Drejtoria doganore, thuhet në kumtesë, në suaza të kompetencave të saj fuqishën është përkushtuar ndaj mbrojtjes së interesave financiare të shtetit dhe sigurisë së shoqërisë dhe qytetarëve. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments