Iniciativa qytetare “Mjaftë më” nga Tetova edhe këtë të premte me bllokadë të komunikacionit shprehu pakënaqësi nga ajo që është rritur çmimi i energjisë elektrike. Sonte nga ora 18:00 deri ora 19:00 u bllokua autostrada nga Tetova drejt Gostivarit.
“Mjaftë është” organizon protesta më shumë se dy muaj si shprehje e pakënaqësisë nga çmimi i lartë i energjisë elektrike.
“Qytetarët kërkojnë çmim më të ulët të rrymës për 46 për qind, shfuqizim të komisionit rregullator, të ulet TVSH-ja prej 18 në 5 për qind dhe të formohet organ i pavarur i arbitrazhit i cili do të verifikojë cilësi në shërbime dhe do t’i adresojë ankesat e qytetarëve nga kompanitë energjetike”, thonë nga iniciativa.
Javën e kaluar me bllokadë të ngjashme u ndalua komunikacioni në autostradën nga Shkupi drejt Tetovës.