“Bllagoja Toska” vazhdon të ketë probleme, asesi të merr formën e një bulevardi evropian. Edhe pse ky bulevard është ndërtohet me paratë e TAV – MAQEDONI, problemet nuk ndalen. Sot në prani të forcave policore dy pronarë të tokës kanë hasur në probleme të ndryshme. Pronari i shtëpisë që i është prishur muaj më parë thotë se komuna dhe Bilall Kasami ende nuk ia ka lëshuar mjetet për tokën dhe shtëpinë, ai jeton me qera.
“Shpajën e lirum, kursëm do na japën 122 mijë euro, na thanë do ndërtojmë te toka 75m2, as paret si kemi marrë asgjë, a ne jemi me qera” thotë pronari .
Nga ana tjetër projekti vazhdon të ndërtohet me rritme të ngadalshme për shkak të keqmenaxhimit të komunës me eksproroimin e tokës dhe problemet pronësore fiqnësore.
Siç thonë fqinjët e pronarit të shtëpisë, komuna ka lënë një problem të madh, ia ka ënë 40 m2 tokë dhe ai dëshiron të ndërtoj këtu.
Nga komuna e Tetovës nuk deshën të merren me rastin dhe nuk dhanë asnjë përgjigje me këtë problem. Ndërsa në vendin e ngjarjes, punimet janë duke u lëvizur 40 cm largë pronës./TS/