Sapo përmenden zgjedhjet, menjëherë partitë politike vrapojnë për të treguar se kush ka bërë më shumë e kush më pak.
Ish-kryeministri Zoran Zaev mbrëmë përmendi si arritje të qeverisjes së tij edhe përdorimin e gjuhës shqipe. E kjo deklaratë e kryetarit të LSDM-së u kundërshtua menjëherë nga partneri qeverisës, BDI. Blerim Bexheti deshi të ia rikujtojë Zaevit se ajo çfarë deklaron, është e pavërtetë.
“Pasi që dihet publikisht kushti për bashkëqeverisje i Bashkimit Demokratik për Integrim ishte ligji për gjuhët, ishte kontesti me emrin, rruga euro-atlantike e kështu me rrathë.
Vetëm dëgjova në medium një të pavërtetë dhe me e rikujtuar opinionin dhe atë që e thotë”, tha Blerim Bexheti Kryetar i Komunsë së Sarajit.
Zaev, përveç projekteve të tjera që tha se kanë bërë, e përmendi edhe gjuhën shqipe.
“Përdorimi i gjuhës shqipe, në parti politike në kohë të zhvillimit të shtetit RMV-ja është vend në zhvillim, u desht të ndërmarrim hapa të guximshëm, kur nacionalistët ju sulmojnë, se duhet edhe në Strumicë dhe në Gjevgjeli ta përdorni gjuhën shqipe, pavarësisht ju duhet ose jo, kërcënoheshin me gjithçka”, tha Zoran Zaev Kryetar i LSDM-së.
Edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela para disa ditëve i dërgoi një letër të parit të shtetit Stevo Pendarovski. Në letër Sela kishte shkruar, se ashtu sikur po e konteston gjuhën maqedonase Bullgaria, njëjtë po trajtohet gjuhëa shqipe në Maqedoninë e Veriut, madje në mënyrë edhe më eklatante, duke e reduktuar gjuhën shqipe në një gjuhë që e flasin mbi 20% e qytetarëve dhe që është e ndryshme nga maqedonishtja shkruhej në letrën e Selës.