16.9 C
Tetovo
E diel, 8 Shtator, 2024
BallinaLajmeBlerim Bexheti: Afrim Gashi nuk respekton dygjuhësinë në Kuvend

Blerim Bexheti: Afrim Gashi nuk respekton dygjuhësinë në Kuvend

Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti ka drejtuar një sërë kritikash ndaj kreu të Kuvendit, Afrim Gashi, përcjell TV21. Bexheti thotë se përveç se nuk respektohet dygjuhësia në njoftimet e Kuvend, nuk respektohet as koha e njoftimit, pasi deputetët thirren sot për sot.

“Kryetari “pa legjitimitet” i Kuvendit të RMV-së z.Gashi po devalvon në mënyrë flagrante institucionin më me vlerë shtetëror. Në ora 06:22 pranojmë ftesën për mbajtje të mbledhjes për komision ku njoftohemi sot për sot! Dy gjuhësia nuk është askund as edhe në ftesa gjë që e keni bërë praktike! Duket qartë se jeni VASAL të vërtetë, andaj të paktën tregoni dinjitet dhe nëse nuk keni kapacitet që të menaxhoni atëherë jep dorëheqje dhe mos u nënshtroni aq sa ata nuk mund të ju shtypin më! Erdhi ndryshimi bashkë me zullumin!”, ka shkruar Bexheti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments