18.4 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaLajmeBjellorusia e përfshinë Maqedoninë në listën e shteteve armike

Bjellorusia e përfshinë Maqedoninë në listën e shteteve armike

Qeveria e Bjellorusisë ka miratuar një listë të vendeve armiqësore dhe rezoluta e Këshillit të Ministrave u publikua sot në Portalin Ligjor Kombëtar të Internetit, njofton “Interfaks”.

Përveç shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, në listë janë përfshirë edhe 12 vende të tjera – SHBA, Britania e Madhe, Australia, Kanadaja, Norvegjia, Zelanda e Re, Shqipëria, Islanda, Maqedonia, Lihtenshtajni, Mali i Zi dhe Zvicra.

Vendimi hyn në fuqi në ditën e publikimit zyrtar.

Bjellorusia nuk merr pjesë në luftën e Rusisë në Ukrainë, por e mbështet Rusinë dhe është nën ndikimin e sanksioneve të BE-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments