Bisedimet e paqes midis Kievit dhe Moskës do të vazhdojnë online nga e premtja, tha një negociator ukrainas, raporton Sky News.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha mbrëmë se bisedimet nuk kishin arritur ende marrëveshje konkrete. Megjithatë, negociatori ukrainas i paqes ka thënë më parë se është optimist për bisedimet e paqes me Rusinë në Stamboll.
Ukraina ka propozuar një plan neutraliteti dhe është gati të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO. Por këshilltari i Zelenskit, Mihajlo Podoljak, tha se çdo vendim do të shkonte në një referendum.tv21