19.6 C
Tetovo
E hënë, 6 Maj, 2024
BallinaLajmeBota73,5 për qind e të punësuarve në sektorin publik janë maqedonas, 20,3...

73,5 për qind e të punësuarve në sektorin publik janë maqedonas, 20,3 për qind janë shqiptarë

Sektori publik në Maqedoni ka 132 mijë të punësuar, prej të cilëve 73,58 për qind janë maqedonas dhe 20,35 për qind janë shqiptarë, thuhet në Raportin për të punësuarit publikë 2021, të prezantuar sot nga ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës Publike, Admirim Aliti. Të punësuar të tjerë janë turqit (1.95%), romët (1.19%), serbët (1.07%), boshnjakët (0.49%) dhe vllehët (0.43%).

Krahasuar me një vit më parë, numri i të punësuarve në sektorin publik është rritur për 905. Por, thotë Aliti, vetëm 15.302 janë të punësuar në organet e administratës shtetërore dhe ka një rënie prej 643 punëtorësh. Shumica e të punësuarve në sektorin publik janë në arsim (33%), pasuar nga shëndetësia (19%), administrata (13%), aktivitetet komunale (9%), mbrojtja e fëmijëve dhe politika sociale (7%)…

Sipas raportit, sektori publik punëson më shumë femra (55.3%) sesa meshkuj (44.37%). Mosha mesatare e punonjësve të sektorit publik është 46 vjeç.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments