15.8 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeBisedë telefonike e liderëve të Britanisë së Madhe, Italisë, Francës dhe SHBA-së

Bisedë telefonike e liderëve të Britanisë së Madhe, Italisë, Francës dhe SHBA-së

Liderët e Britanisë, Italisë, Francës, Gjermanisë dhe SHBA-së sot në një bisedë telefonike kanë ripërsëritur nevojën për të mbështetur bisedimet ruso-ukrainase në përpjekje për të vendosur armëpushim në Ukrainë, kumtoi shërbimi për shtyp i kryeministrit italian Mario Dragi.

“Pesë liderët e përsëritën rëndësinë e koordinimit të ngushtë në sigurimin e ndihmës për popullin dhe autoritetet ukrainase, me theks të veçantë në sigurimin e korridoreve humanitare dhe mbështetjen për refugjatët. Ata gjithashtu ndajnë qëndrimin për nevojën për të mbështetur negociatat vijuese midis Rusisë dhe Ukrainës dhe për të siguruar armëpushim sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në komunikatë.

Shtohet se gjatë bisedës telefonike, liderët kanë diskutuar edhe për çështjen e diversifikimit të furnizimit me karburante.Një komunikatën e Shtëpisë së Bardhë për bisedën telefonike të Bajdenit me aleatët thuhet se ata kanë folur për përpjekjet për të ofruar ndihmë humanitare për miliona njerëz të prekur nga dhuna në Ukrainë dhe për ata që kërkojnë strehim në vende të tjera.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments