3.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaOpinionBinas Pajaziti / P O L I T I K A

Binas Pajaziti / P O L I T I K A

Politika është një proces me të cilin grupe njerëzish marrin vendime kolektive.
Shumica e shoqërisë sonë hezitojnë të merren me politikë, por politika është një rrugë që lidhet me fatet tona, me mënyrën e jetesës sonë, me arsimin tonë, me shëndetësinë dhe me drejtësinë tonë.
E nëse politika është rruga që e mbyll çdo rrugë, ose rruga që e hap çdo mundësi, atëherë gjithsecili prej nesh duhet të merret me politikë me të vetmin qëllim ti mbyll, ose ti hap rrugët e perspektivës së tij.
Pra, edhe nëse nuk duam të merremi me politikë është politika ajo që merret çdo ditë me ne. Të rinjtë janë ata që studiojnë, por që s’gjejnë punë, janë ata që votojnë, por që u shkelet vullneti i tyre, janë ata që kanë ëndrra, por që ua vjedh politika.
Siç duket gjithnjë e më tepër po kuptohet se shpresa e vetme për realizimin e ëndrrave të tyre është politika e vendosur, konzistente dhe stabile e lidershipit të Lëvizjes BESA.
Besa synon të jetë e hapur për të rinjtë, për OJQ-të, për profesionistët nga lëmitë e ndryshme që përmes tyre ta artikulojë një mendim të ri politik. Prandaj, u bëjmë thirje të gjithëve duke ju thënë: mos rrini indiferent, kyçuni në jetën politike, kyçuni në Lëvizjen BESA për ta ndryshuar të ardhmen tonë të përbashkët. Ejani që së bashku të investojmë më të mirën e mundshme tek ju! Ejani ta ndërtojmë shtetin e barabartë dhe të marrim hisen që na takon! Ejani ta thyejmë heshtjen që e ka mbërthyer shoqërinë tonë! Ejani ta ndërtojmë perspektivën europiane në shtëpitë tona, në shkollat tona, në spitalet tona, në gjykatat tona…

Binas Pajaziti's Profile Photo, Image may contain: 1 person, standing and outdoor
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments