BallinaLajmeBinas Pajaziti -Lëvizja Besa / Kur BDI e kuptoi se nuk do... LajmeMaqedoni Binas Pajaziti -Lëvizja Besa / Kur BDI e kuptoi se nuk do jetë pjesë e qeverisë BESA-LSDM, lidershipi i BDI u bë patriot, kërkoi pas 18 viteve kryeministër shqiptar By admin 05.06.2020 0 796 Share FacebookTwitterPinterestWhatsApp Kur BDI e kuptoi se nuk do jetë pjesë e qeverisë BESA-LSDM, lidershipi i BDI u bë patriot, madje edhe ngjyrat i ndërruan brenda natës nga e kaltërta në të kuqe edhe pse 16 vite si pjesë e pushtetit qendror dhe lokal ata ngelën të shurdhët. Ngelën të shurdhët, sepse prioritet nuk i kishin shqiptarët, por tenderat dhe xhepat e tyre… Pas dështimeve të njëpasnjëshme… Po dëshmojnë se synim kryesor nuk i kanë shqiptarët dhe barazinë e tyre, por si ti kontrollojnë votat e shqiptarëve nëpërmjet policisë, DSK dhe BFI. Po ti kishin synim shqiptarët do të ishin përpjekur të ndryshonin diçka kur u bënë ndryshimet kushtetuese, të paktën shqiptarët të ishin kategori kushtetuese dhe jo 20 % e popullit që jeton në Maqedoninë e Veriut, po pse jo që edhe kryeministri të jetë shqiptarë?! Po e ripostoj këtë reagim të vitit të kaluar April 3, 2019 E keqja e shqiptarëve nuk është as VMRO, as SDSM, por vazalët e tyre që lejuan vite me radhë diskriminimin e shqiptarëve nëpërmnjet projekteve kryekëput antishqiptare si: > Shkupi 2014 – projekt monoetnik dhe monofetar (BDI dhe PDSH votuan mbi 8 buxhete dhe po aq rebalance), > Enciklopedia maqedonase, > Tekstet shkollore me përmbajtje fyese për shqiptarët, > Ndërtimi i kishës në Kalanë e Shkupit, > Dështuan në decentralizimin e pushtetit lokal edhe pse kjo ishte njëra ndër shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit (Maqedonia Veriore vazhdon të jetë vendi me pushtet më të centralizuar në Evropë), > Partizimi i administratës, policisë, ushtrisë, gjykatave, prokurorive, shëndetësisë, kulturës, > Nuk sollën investitor të huaj në rajonet shqiptare, > Kodra e Diellit pa investime , > Ndërtimet pa asnjë kriter urban – mafia politike uzurpoi çdo hapësirë publike, > Tetovën e vitit 2019/2020 arritën ta kthejnë në një katund të madh – pa bulevarde, pa transport publik, pa bibliotekë qyteti, pa park qyteti, përplot me hedhurina… > E shitën pasurinë dhe na e shkatërruan të sotmen; > Na e mohuan gjuhën dhe na e zvogëluan flamurin, > I nëpërkëmbën traditat, besën dhe nderin e shqiptarisë, > E diskredituan luftën e 2001-shit, > NUK e zgjodhën statusin e ish luftëtarëve të UÇK-së, > Vënduan ministra kukulla – me hipoteka, të disiplinuar dhe të frikësuar, > E manipuluat dhe e shitët rininë për tenderat tuaj, > E vratë ardhmërinë dhe shpresën! Shqiptarët e Maqedonisë Veriore duhet ta #rikthejnë besimin e humbur në #fuqinë e tyre #vepruese, në #potencialin_ekonomik dhe #intelektual për ndryshimin e fatit të tyre. Lëvizja BESA është një mundësi! Respekte për të gjithë ata që janë angazhuar në këtë subjekt duke e parë #Lëvizjen_BESA si një mundësi dhe kryesorja me dëshirë, pasion e angazhim për ta ndryshuar aktualitetitin politik, për ta bërë vendin tonë një #shtëpi_me_themele_të_forta! Bëhu edhe ti pjesë e #Lëvizjes_BESA! Share FacebookTwitterPinterestWhatsApp Artikulli paraprakASH: Ahmeti flet për kryeministër shqiptar, bojkotoi presidentin shqiptar dhe iku nga votimi i kryeparlamentarit shqiptar!Artikulli tjetërKryetari i Komunës së Gostivarit vizitë urimi te U.D. Kryetari BFI-së admin RELATED ARTICLES Lajme Vjosa Osmani i reagon Vuçiqit: Beson se mund të kërcënojë Turqinë ashtu siç kërcënon vendet fqinje 08.10.2025 Lajme Këta janë dronët kamikazë “Skydagger” që arritën në Kosovë 08.10.2025 Lajme Adnan Azizi ,ra në grackën psikologjike të Arben Taravarit pasi e “sfidoi”.Adnan Azizi e bën simbolin e shqiponjës në tubim në Bogovinë 08.10.2025 - Advertisment - Most Popular Vjosa Osmani i reagon Vuçiqit: Beson se mund të kërcënojë Turqinë ashtu siç kërcënon vendet fqinje 08.10.2025 Këta janë dronët kamikazë “Skydagger” që arritën në Kosovë 08.10.2025 Adnan Azizi ,ra në grackën psikologjike të Arben Taravarit pasi e “sfidoi”.Adnan Azizi e bën simbolin e shqiponjës në tubim në Bogovinë 08.10.2025 Rreth 80 mijë qytetarë do të mund të vaksinohen falas kundër gripit stinor 08.10.2025 Më shumë Recent Comments