10.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeBotaBill Gates: Rrjetet sociale i kanë trashur njerëzit

Bill Gates: Rrjetet sociale i kanë trashur njerëzit

“New York Times”, ka analizuar publikimet në Facebook dhe konstatoi se ka rreth 16 mijë postime që lidhen me teori konspirative rreth koronavirusit dhe Bill Gates, themeluesit të Microsoft.

Në një intervistë me gazetarin e CNN, Anderson Cooper, i cili pranoi edhe vetë se ishte subjekt i disa teorive konspirative, Gates u përpoq t’i jepte një shpjegim.

“Zakonisht ata përdorin informacionin zyrtar. Fondacioni im ka dhënë më shumë para për vaksina që shpëtojnë jetë se çdo grup tjetër, ndërsa ata thonë që ne fitojmë para nga kjo dhe po përpiqemi të vrasim njerëzit me vaksina, duke shpikur gjëra. Është e vërtetë që ne jemi të lidhur me vaksinat, por ata përmbysin lidhjen”, tha Gates.

Një prej teorive konspirative më të përhapura është se Bill Gates bën pjesë në një grup që synon kontrollin e botës përmes injektimit nëpërmjet vaksinës të një çipi në trupin e njeriut.

“Shpresoj që kjo të mos krijojë refuzim ndaj vaksinës, sepse ka shumë specialistë në sektorin privat që po punojnë për të arritur te një vaksinë. Shifrat e konspiracionistëve më befasojnë, por shpresoj që konspiracionet të shuhen”.

Gates le të kuptohet se epoka e rrjeteve sociale e ka budallepsur njerëzimin dhe për probleme si pandemia shkojnë drejt shpjegimeve të thjeshta.lexo.al

“Kombinimi i pandemisë me rrjetet sociale është i keq, pasi njerëzit kërkojnë shpjegime tepër të thjeshta. Duan të dinë vetëm kush është i keqi në këtë mes. Gjithçka është e lidhur me politikën, ndoshta në SHBA më shumë se në shtete të tjera. Vaksinat nuk është se ishin edhe aq popullore edhe para se të niste e gjithë kjo”, u shpreh miliarderi amerikan, i cili prej vitesh ka hapur edhe një fondacion për të ndihmuar të varfrit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments