11.8 C
Tetovo
E mërkurë, 12 Mars, 2025
BallinaLajmeBilall Kasami të disciplinojë veten para komunës kur bën kaos me veturat...

Bilall Kasami të disciplinojë veten para komunës kur bën kaos me veturat përcjellëse të parkuara, këndej bën moralin u bën thirrje tetovarëve më shumë të ecin, që të zhbllokohet trafiku në qytet.

www.telegrami.mk

Lajmi interaktiv

Të jesh Kryetar Komune është privelegj,por edhe përgjegjësi .Përherë duhet të marësh vetveten si shembull qytetarëve për tu kërkuar të kundërtën.Qytetari edhe mund të mos e respektoj,për iks shkaqe duke filluar nga bindjet politike e deri te…Ndërsa Kryetari mbetet e shënuar në kujtesën e historikut të qytetarëve për sjelljen personale…Ky aktuali që nuk pranon palë sipas këndvështrimit të Kabinetit kjo më dihet…por çdo kabinet urdhërat i mer nga i pari i institucionit. Bilall Kasami trembet të ballafaqohet me qytetarët të ecë këmbë për çdo ditë nga Çarshia e Epërme deri në Komunë .Ta lëshojnë qytetarët muhabetin që të bëjnë të flasësh me veten.Bilall Kasami ka të vërtetën e vete për Tetovën por edhe shumica e tetovarëve që po shtohen për çdo ditë ndryshuan mendimin .për punën e Kryetarit ..Nuk e din qytetari a ka mbetur ndonjë vend publik shtetëror e ashtuquajtur tokë RM pa u shitur…gjërat nuk kanë ndryshuar nga kryetarët paraprak në veprim për një ..mendjemadhësia në kulm….në administrim.. për dallim nga paraprakët Bilall Kasami ka më tepër decentralizim të pushtetit vendor bile edhe shefin e policisë e zgjodhi vetë …gjërat mbeten AD ACTA…Papastërtia në kulm… rrugët kur nuk u pastruan me ujë teknik gjatë mandatit të tij…Kontenier për ditë e më pak nëpër qytete …për të mirëmbajtur qytetin të pastër duhet minimum në çdo tre ditë të pastrojë qytetin nga bërlloket …ankohen në makinerinë e konsumuar dhe të paktë…kjo kërkon harxhime materiale…ok investitori duhet edhe të fitojë…por jo të mos investojë…Ndërsa ajo që nuk i kushton Komunës së Tetovës për momentin është vënia e rendit në kaosin automobilistik kuptohet nëpër qytet sepse dihet… Policia e shtetit duhet të mbajë rendin..Sherifi i qytetit njeri i Bilall Kasamit…

Bilall Kasami para Komunës duke filluar me veturën e vete Mercedes me targa Shkupi dhe ekipit për çdo ditë krijon tollovi ..si ciceron gazetaresk .para dy muajëve me një ekip xhirimi të një televizioni prestigjios nga Shqipëria bëmë një provë(nuk e kan emituar atë pjesë ..PSE???) …duke thirur karrotrecët komunal …të ngrejnë veturat e parkuara keq para atij dhjetë metërshi të hyrjes kryesore të Komunës …pas nja dy orëve një karotrec erdhi .u ndal të kthesa e fundit tek përfundimi i objektit të komunës …kur vërejtën se kush vetura kanë… parkuar prej kryetarit e deri te …Askund në institucione përveç në Tetovë me shumicë nuk ka parkim veture para hyrjes …kryetari mund ta thërret 10 minuta para se të niset dhe atëherë afrohet vozitzësi …jo aty siç thonë tetovarët vetëm kloçka mungon…karrotreci erdhi dolën pinë kafen përballë…dhe shkuan…pra nuk funksionon vetë Komuna …dhe të kërkosh përgjegjësi nga qytetarët,është vetëm alibi dhe për të defokusuar opinionin nga problemet e shumta …pra morali …bën dhe sillu vetë i pari e pastaj….www.telegrami.mk

Lajmi Aktiv qëqarkullon

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i shoqëruar nga kreu i SPB Tetovë, Rijat Alili dhe drejtori i “Parkingu i Qytetit”, Mirko Marinkovski, të martën dolën në terren për të parë se si është situata me parkimet në qytet. Gjatë vizitës së fundit të ministrit të Punëve të Brendshme në Tetovë, Kasami kërkoi që policia të jetë më e pranishme në rrugët e Tetovës për të kontribuar në zvogëlimin e bllokimeve të trafikut, veçanërisht në zonën e parkimit të paligjshëm, shkruan SDK.“Dolëm në vendngjarje për të kontrolluar se si po zbatohet vendimi që së fundmi e morëm së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme lidhur me intensitetin e shtuar të kontrollit të shkelësve të rregullave të komunikacionit në Tetovë. Njëkohësisht u bëj thirrje të gjithë bashkëqytetarëve që të punojmë së bashku për të pasur rrugë më të pastra dhe më të frekuentuara. Rrugët janë për automjete, trotuaret janë për këmbësorët dhe për këtë duhet të kemi kujdes. Sipas informacioneve që kemi marrë nga SPB-ja e Tetovës, vetëm gjatë tri ditëve të këtij aksioni janë regjistruar mbi 100 vërejtje dhe gjoba për qytetarët që parkohen në mënyrë të paligjshme. Këto kontrolle do të vazhdojnë me të njëjtin intensitet edhe në periudhën në vijim, me qëllim që të mos ketë automjete të parkuara në rrugë dhe trotuare. Tetovarët nuk duhet të dalin me vetura, do të jetë mirë për shëndetin e tyre nëse ecin pak më shumë, në këtë mënyrë do të kontribuojnë për shëndetin e tyre dhe do të reduktohen bllokimet në trafik”, tha Kasami.

Nga NP “Parkingu i Qytetit” shprehen të kënaqur me rritjen e bashkëpunimit me policinë dhe thonë se ka kontribuar në uljen e numrit të gjobave të shqiptuara.

“Problemi më i madh për ne nga shërbimi i parkimit është parkimi paralel në rrugë. Duhet të ketë një ndërhyrje nga policia për parkimin paralel, sepse është shkelje rrugore dhe ne si shërbim nuk kemi kompetencë të heqim automjetet dhe të ndëshkojmë shkelje të tilla. Këtë javë numri i gjobave të shqiptuara nga shërbimi i parkimit të merimangës dhe vendosjes së bllokatorëve është përgjysmuar, pikërisht për shkak të pranisë së shtuar të policisë nëpër rrugët e Tetovës”, shtoi Marinkovski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments