7.6 C
Tetovo
E enjte, 23 Janar, 2025
BallinaLajmeBilall Kasami shpërndan lajme të rreme për Bujar Osmanin me kryesimin e...

Bilall Kasami shpërndan lajme të rreme për Bujar Osmanin me kryesimin e OSBE-së, ndryshe e kanë vlerësuar Amerika dhe Europa

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka akuzuar publikisht kryesuesin e OSBE-së Bujar Osmani.

“Për ne, mbajtja e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike është prioritet. Kemi marrë informacione se Bujar Osmani dëshiron të abuzojë me presidencën e OSBE-së për të ndikuar në vendimin për numrin e vëzhguesve në procesin zgjedhor. Ne e dimë se çfarë janë të aftë për të ruajtur pasurinë, prandaj opozita e bashkuar shqiptare ka legjitimitet të kërkojë përfaqësim adekuat në KSHZ. Ai ka paraqitur një iniciativë konkrete për plotësimin e pozitës tonë në KSHZ dhe kërkojmë nga BDI dhe LSDM që të mos e vonojnë.

Ne besojmë se është krejtësisht irracionale të bëhen shpenzime të dyfishta, por duam të dëgjojmë argumentet e LSDM-së dhe BDI-së me të cilat do të mbrojnë qëndrimin për zgjedhje të ndara”, tha Kasami.

Nga ana tjetër, kujtojmë se qëndrimet e faktorit ndërkombëtar për kryesuesin Bujar Osmani dhe kryesimin e OSBE-së në përgjithësi janë në nivel tjetër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments