16.8 C
Tetovo
E diel, 12 Maj, 2024
BallinaLajmeBilall Kasami / Punuam edhe gjatë orëve të mbrëmjes. Rruga Shipkovicë -...

Bilall Kasami / Punuam edhe gjatë orëve të mbrëmjes. Rruga Shipkovicë – Brodec tashmë është e lirë për qarkullim

Rruga Shipkovicë – Brodec tashmë është e lirë për qarkullim. Falë punës së palodhur tash e disa orë, ekipet e NPK- së, Njësisë Teritorriale kundër Zjarrit si dhe NB kompani, kemi arritur t’iu sigurojmë qytetarëve lëvizje të lirë.Falënderoj qytetarët për durimin dhe mirëkuptimin e treguar

Pas reshjeve të mëdha të shiut dhe motit të përkeqësuar në vendin tonë, shumë rrugë në Malësinë e Sharrit u bllokuan. Intervenimi jonë ka qenë i menjëhershëm ku punonjësit e NPK-së dhe Njësitit të Zjarrfikësve kanë reaguar për tu ofruar qarkullim të lirë qytetarëve. Rruga Shipkovicë-Brodec, tek ura e re momentalisht është duke u punuar me intezitet të lartë për tu pastruar nga rëshqitjet e dheut.Fatkeqësisht ura e re e cila u lëshua në përdorim nga udhëheqësia e kaluar duke mos përmbushur asnjë kriter, nuk ka arritur tu bëj ballë reshjeve të shiut!Edhe nëpër rrugët e qytetit kemi arritur në kohë të ofrojmë lëvizje të lirë për qytetarët, duke pasur parasysh intezitetin e rreshjeve të shiut dhe vështirësive me të cilat jemi perballur!Kujdesemi për qytetarët tanë!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments