2.4 C
Tetovo
E hënë, 20 Janar, 2025
BallinaLajmeBilall Kasami: “Po merr fund problemi me mbetjet inerte dhe qentë endacak”

Bilall Kasami: “Po merr fund problemi me mbetjet inerte dhe qentë endacak”

Në komunë të Zhelinës u mbajt sot mbledhja e Qendrës për Zhvillim të rajonit planor të Pollogut ku diskutuam për shumë tema të rëndësishme që tangojnë për çdo ditë qytetarët tanë.

Me përfaqësues nga ambasada e Sllovenisë në RMV si dhe investitorë slloven përpara nesh na u paraqit projekti që do të zgjidhte problemin e mbeturinave, pra, projekti “Menaxhimi i mbeturinave inerte në Pollog” nga kompania sllovene WTE (West To Energy) investim ky i paraparë në Zonën e Lirë Ekonomike në Tetovë.

Problemi tjetër që gjen zgjidhje e që tangon qytetarët tanë me vite është projekti i trajtimit të qenve endacak, projekt ky që me fondet ndërkombëtare dhe me mbështetje të komunave të rajonit të Pollogut, do të ndërtohet një qendër e trajtimit të tyre në komunën e Vrapçishtit.

Së bashku me komunat e Pollogut, kërkuam nga MASH që për shkak të krizës energjetike, pushimi dimëror për shkollat fillore dhe të mesme të jetë 2 muaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments