Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami këtë të shtune të Korrikut përveshi mëngët por jo për të korur grurin por për të kositur barin. Në një spektakël të rrallë mediatik, kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, është parë sot duke kositur barin në një hapësirë të gjelbër. Pas katër vitesh në pushtet, ku korrte vetëm benefite politike dhe personale, Bilalli vendosi të kapë kosën krahas punëtorëve të ndërmarrjes të cilët pa sigurim e pa paga po digjen në diell– për një foto të kryetarit dhe ndonjë klikim më shumë. Ndërkohë, qyteti mbetet i mbytur në plehra, beton dhe premtime të pakoordinuara duke u kthyer gjithnjë e më shumë në një katrahurë urbane. Mes shpresës dhe dëshprimit Tetovarët presin me padurim Tetorin
