9.2 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeBilall Kasami para koalicionimit / Ali Ahmeti me 04.08.2022 në tubimin...

Bilall Kasami para koalicionimit / Ali Ahmeti me 04.08.2022 në tubimin fillestar tha po të ishte kërkuar ndihma do u jepeshte,dhe tani ne nuk dalim të bëjmë rivalitet dhe të masim forcat …Kapi për fjale BDI-në dhe AAA-në ,tash për Këshillin Komunal

lajmi interaktiv

Pasi u kry kjo punë me votimin e këshillit komunal të Tetovës. Thonë nga Lëvizja Besa: Bisedimet për Këshillin e Tetovës, pas seancës konstituive

Pra deklaratë që deri sa të formohet Këshilli Komunal i Tetovës do të qarkullojnë turli muhabete duke filluar nga ajo që është më e kapshme se Besa 12 këshilltarë dhe VMRo-DPMNE plus 4 këshilltarë bëjnë shumicën 16 këshilltarë e kapshme për koalicionim.Kështu i kanë bërë koalicionimet me bllokun naqedonas sipas interesave herë me LSDM herë me VMRO-DPÇMNE edhe ish kryetarët e komunës së Tetovës ,e fundit Teuta Arifi,parapraku Sadi Bexheti ,para paraprakut Hazbi Lika… Dhe a mund të ndryshojë kjo logjikë .Ali Ahmeti si njeri i politikës 20 vjeçare premton e që se mba fjalën është prapë prej rrethanave politike, a e thash mirë …ha …ha .Në vigjilje të kampanjës për këshillin komunal 2022 edhe mendova ,mbase edhe mund të kishte qenë ashtu si thoshte Ali Ahmeti .por patriotët e vërtetë duhen kapur për fjale o Bilall Kasami ,provoje dhe reflekto dhe nëse nuk del atëherë luaje xhokerin e sigurtë për momentumin VMRO-DPMNE ,por ndërgjegjen do e kesh pastër …KOHA QË KRYETARI I BDI-së ALI AHMETI TA MBAJE FJALËN …

Deklaratë e liderit Ali Ahmeti me datë 04.08.2022

“Këto zgjedhje janë të imponuara pa fajin tonë. Ne as që kemi ditur, as na kanë vënë në dijeni për dobësitë dhe të metat që i kanë, se ne nuk jemi egoist nuk luftojmë për të bërë politika ditore e as nuk kemi punuar për politika ditore. Projektet tona janë afatgjate dhe strategjike, planet tona janë 5 vjeçare, 15 vjeçare, 20 vjeçare, ne nuk bëjmë politkë sot për nesër. Ne kemi investuar në organizim të mirëfilltë dhe në etablim politik të BDI-së me të gjitha profilet dhe specialistët e fushave të nevojshme, prandaj pot ë ishte kërkuar ndihma do u jepeshte dhe tani ne nuk dalim të bëjmë rivalitet dhe të masim forcat sepse nuk ka forcë që na përballon, siç thuhet në një proverbë ‘lum ai që ka mik BDI dhe mjerë ai që e ka kundërshtar’. Pjesëmarrja, organizimi i strukturave këtë e vërteton dhe sigurisht oponentëve po ju dridhen këmbët dhe përsëri nuk e bëjmë për rivalitet, për t’u dukur, e bëjmë për të ndihmuar qytetarët dhe për të ndihmuar kryetarin aktual të qytetit se mandati i tij vazhdon por puna e tij cilësore duhet të rritet sepse tetovarët meritojnë qeverisje të mirë dhe jemi të gatshëm se kemi kapacitete e njohuri që Tetova më mirë të organizohet, komuna më mirë të punojë në drejtim të realizimit të kërkesave të qytetarëve në infrastrukturë, në arsim e shëndetësi sepse të gjitha janë të ndërlidhura. Të tërë kapacitetet tona do të jenë në shërbim të këshilltarëve dhe të drejtuesve të dikastereve që drejtojnë prandaj fitorja e BDI-së në shumicë e këtyre kandidatëve është fitore për qytetarët dhe shqiptarëve sepse Tetova nuk është vetëm e tetovarëve por e të gjithëve, kryeqendër që jep dritë dhe rezaton gjithandej. Projektet dhe premtimet që ne i kemi bërë të behën realitet dhe të mbështeten nga qeveria dhe të inciohen nga këshilltarët dhe këshilli, që sa më suksesshëm të përmbyllim këtë kapitull dhe pas 3 viteve e 4 muajve do matemi në ring se kush do drejtojë komunën në 4 vitet e ardhëshme”, ka theksuar në fjalimin e tij para të pranishmëve kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

https://bdi.mk/ali-ahmeti-nga-tetova-me-20-gusht-rretho-numrin-11-kapacitetet-tona-ne-sherbim-te-tetovareve/

Dhe pse e përmenda AAA -në një partiçkë e cila po krekoset a në PUSHTET QENDROR në QEVERI është,njiheni mirë me Besën si bashkëpartiak të dikurshëm ,AAA edhe me shejtanin bëhen aleat,hudhe grepin o Bilall Kasami provoja AAA kaçikun ,dhe patriotizmin deklarativ ,të shprehur gjatë kampanjës

p.s E kuptoj se kjo nuk mund të realizohet por hudhja e idesë nga letër në realizim nënkupton bashkëpunim të dhunshëm me VMRO-DPMNE ,por fajin le ta mbajnë me shëndet partitë Anti Bilall Kasami

www.telegrami.mk…Mesut Shabani

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments