As për Bajram nuk ua lëshoi rrogat. Ju premtoi, u tall dhe në fund nuk ua lëshoi rrogat kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami puntorëve të NPK-së. Ata nuk kanë marrë 5 muaj rrogë dhe sofrën e Bajramit do ta kenë bosh.
Gazetari i TS, Nevrij Ademi me anë të bamirësve sot ka gëzuar familjet e punëtorëve të NPK-së duke ju dërguar tesha për fëmijët e tyre që edhe ata nesër të gëzohen për festën e Bajramit.
Nga ana tjetër Bilall Kasami militant partiak të BESËS ka mbi 400 në komunën e Tetovës që marrin paga e nuk shkojnë në punë./TS/