16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeBilall Kasami në Strugë :Me qeverisjen tonë pas 15 Korrikut, do të...

Bilall Kasami në Strugë :Me qeverisjen tonë pas 15 Korrikut, do të punojmë fuqishëm për të zgjidhur problemin me deponitë e egra

Struga mahnitëse, Struga e bukur e Melinda Rashidit sonte na priti krahë hapur. Fitorja është e sigurt më 15 Korrik në këtë anë. Struga do ta ketë zërin e saj të fuqishëm në Parlamentin e Maqedonisë Veriut.
Para Struganëve shpalosëm programin politik të koalicionit tonë ‘MUNDEMI’. Këtë qytet të bukur turistik, është absurde ta helmojnë deponitë e egra, ku shumë pushtetarë aktual dhe të mëhershëm kanë punuar për ta shkatërruar Strugën. Me qeverisjen tonë pas 15 Korrikut, do të punojmë fuqishëm për të zgjidhur problemin me deponitë e egra, sepse ne #MUNDEMI edhe më #Shumë edhe më #Mirë.
#BESA

Aktivitetin e djeshëm e vazhduam në qytetin e bukur të Dibrës. Me kandidatin për deputet, z.Fadil Zendeli si dhe kandidaten për deputete në njësinë zgjedhore numër 5, znj.Melinda Rashidi shpalosëm prioritet tona para banorëve të Dibrës gjatë qeverisjes së ardhshme. Programi politik i koalicionit ‘MUNDEMI’ garanton mirëqenie sociale, ekonomi më të fuqishme si dhe të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments