Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot ka pritur në takim ambasadoren e Gjermanisë, Anke Holstein
Në takim është konfirmuar bashkëpunimi i shkëlqyer dhe mbështetja e vazhdueshme që Gjermania i ofron Maqedonisë dhe komunës së Tetovës.
Kasami ka theksuar se ndihma dhe përvoja e komunave gjermane është e rëndësishme për Tetovën si komunë.