7.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeBilall Kasami-Lëvizja Besa / Zaevi shkeli marrëveshjet e arritura

Bilall Kasami-Lëvizja Besa / Zaevi shkeli marrëveshjet e arritura

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në konferencë për media ka akuzuar Qeverinë e Maqedonisë së Veriut se nuk i mban premtimet e dhëna. Kasami tha se Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev para disa ditëve në Kuvend kanë dorëzuar iniciativë për ndryshim të ligjit të dokumenteve personale respektivisht të ligjit për letërnjoftimet.

“Ne edhe në kohën kur jemi marrë vesh kemi pasur dyshimet tona ndaj jokonzistencës politike të Zoran Zaevit. Prandaj e detyruam që marrëveshjen që arritëm ta publikojë zyrtarisht si qëndrim të Qeverisë së tij në faqen zyrtare të Qeverisë më datë 11.01.2019. Ky veprim i kryeministrit dhe Qeverisë dëshmon edhe një herë se LSDM-ja shqiptarëve iu kërkon vetëm votat, ndërsa nuk shpreh gatishmëri dhe vullnet të plotëson kërkesat legjitime të shqiptarëve. I bëjmë thirrje Zaevit që të tërheq nga procedura parlamentare ligjin për letërnjoftimet të korrigjoj të njëjtin konformë marrëveshjes së arritur gjatë ndryshimeve Kushtetuese dhe të dërgon si propozim edhe plotësimin me grafën e përkatësisë etnike”, deklaroi kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments