Kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami dhe dështimet e tij nuk kanë fund. Ai sot ka arritur edhe “kulmin”, duke lënë pa energji elektrike “shtëpinë e tetovarëve”, rrespektivisht, Komunën e Tetovës, njofton indeks.mk
Për këtë arsye ai ka anuluar edhe konferencën për media të cilën e kishte caktuar një ditë më herët.
Paraqitjen para mediave Kasami e ka shtyrë për ditën e nesërme. Nga komuna thonë arsyeja e shtyerjes është mungesa e energjisë.
“Për shkak të ndërprerjes me furnizimin me energji elektrike, konferenca për shtyp e kryetarit të Komunës së Tetovës do të mbahet nesër 11.11.2022 (e premte) me fillim në orën 10:30”, thonë nga Zyra për Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun në Komunën e Tetovës.