Shtetet e Bashkuara do të shpenzojnë 6.9 miliardë dollarë për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet kundër pushtimit rus dhe të mbështesë vendet anëtare të NATO-s, sipas një projektbuxheti të publikuar sot nga administrata e Presidentit Joe Biden.
Fondet do të përfaqësojnë shpërndarjen përfundimtare të ndihmës mbrojtëse të Uashingtonit pas pushtimit të Rusisë ndaj fqinjit të saj muajin e kaluar dhe do të përdoren për të ‘rritur aftësitë dhe gatishmërinë e forcave amerikane, aleatëve të NATO-s dhe partnerëve rajonalë përballë agresionit rus’Theksuan nga Shtëpia e Bardhë