16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeBotaBiden: Do të shohim nëse Rusia ndjek planin për shtensionim

Biden: Do të shohim nëse Rusia ndjek planin për shtensionim

Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar kanë bërë thirrje për kujdes, pasi Rusia ka thënë se do të “zvogëlojë në mënyrë drastike” sulmet afër Kievit dhe Çernihivit në Ukrainë.

Presidenti amerikan, Joe Biden ka kërkuar po ashtu kujdes.

“Nuk lexoj asgjë derisa të shoh se cilat janë veprimet e tyre. Do të shohim nëse realizojnë atë për të cilën po flasin. Ka negociata që po vazhdojnë, në Turqi dhe tjerat”.

“Është realizuar takim mes krerëve të katër shteteve aleate të NATO-s, Francës, Gjermanisë, Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe – dhe aty ka pasur pajtueshmëri që të presim se çfarë do të ofrojnë ata”.

Biden ka qenë duke folur para gazetarëve pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin e Singaporit, Lee Hsien Loong.

Ukraina dhe Rusia kanë shënuar përparim në bisedimet e para sy më sy, pas më shumë se dy javësh, pasi Moska është zotuar për zvogëlim të operacioneve ushtarake rreth Kievit dhe veriut të Ukrainës, dhe Ukraina ka thënë se do të pranojë statusin e shtetit neutral.

Delegacionet nga të dyja palët kanë zhvilluar bisedime në Stamboll, teksa forcat ruse vazhdojnë të hasin në rezistencën ukrainase edhe pas më shumë se një muaji prej kur kanë nisur pushtimin e këtij shteti.REL

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments