8 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaOpinionBFI reagon ndaj tekstit: “BFI ka humbur vakëfin në zemër të Shkupit,...

BFI reagon ndaj tekstit: “BFI ka humbur vakëfin në zemër të Shkupit, kushton miliona euro?”

Ndaj raportit të Lajm TV publikuar më 21 shtatorë me titull “BFI ka humbur vakëfin në zemër të Shkupit, kushton miliona euro?” ku deklaratë jep historiani Qerim Lita, njëri ndër më të privilegjuarit të BFI-së më herët, ku për shërbime të ndryshme ka marrë shuma të majme nga buxheti i BFI-së, shuma të cilat vijnë edhe prej vakëfit.

Si rregull, për të shitur një pronë, duhet të nënshkruash edhe marrëveshje për shitblerje. Marrëveshje të tilla, asnjë organ i BFI-së, nuk ka nënshkruar me personat që sot janë pronarë të banesave në ndërtesën “Ibni Pajko”, por ato banesa i ka shitur shteti pa pëlqimin e BFI-së.

Në fakt, me nacionalizimin e pronave në monizëm e gjithë prona e xhamisë Ibni Pajko përfshirë këtu edhe ndërtesën gjashtëkatëshe që mban edhe sot e kësaj ditë këtë emër kalon në pronësi të shtetit. Xhamia prishet ndërsa ndërtesa ekziston edhe sot e kësaj dite. Me sjelljen e Ligjin për denacionalizimit të pronave, BFI ngriti procedurë për kthimin e pronës që nga tetori i vitit 2000.

Ndërtesa përbëhet prej banesave si dhe 322,42 m2 objekte afariste.
BFI ka dëshmuar pronësinë e saj me Tapi nr. 12820 prej 11 maj 1929,
Nacionalizohet me vendim nr. 301/59 më 13.05.1960 për interesa shtetërore.
Kërkesë për denacionalizim parashtrohet më 07.10.2000, e regjistruar si DN.nr. 19-08-736/1 (570), sapo sillet Ligji për denacionalizim dhe është një ndër objektet e para që BFI kërkohen të kthehen në pronësi.
Deri tani janë kthyer vetëm dyqanet me sipërfaqe prej 322,42 m2, ndërsa banesat nuk kthehen në pronësi sepse që nga vitet e 80-ta kanë kaluar në pronësi të personave fizik ( kanë qenë të vendosur në këtë ndërtesë kryesisht ushtarak të JNA-së)
Për kthimin e e banesave disa herë jemi ankuar si në vitin 2001, 2004, 2009, 2014 dhe kështu më radhë deri më sot dhe lënda disa herë është kthyer në rishqyrtim.
Shuma e fundit me të cilën shteti kompenson BFI-në për banesat është 22.530.172 denar, shumë të cilën BFI-ja nuk e ka marrë akoma.
Duam të sqarojmë se BFI-ja nëpër mes procesit të denacionalizimit kërkon kthimin e vakëfit të nacionalizuar nga sistemi komunist dhe nëpërmes procesit arrijmë të kthejmë shumë prona, mes tyre edhe dyqanet e të të njëjtit objekt por shpesh në disa lëndë shteti nuk lejon kthimin e pronave nëse ato vazhdojnë të jenë interes shtetërorë si vakëfi të Universiteti Shën Kiril e Metodij, vakëfi tek Biblioteka universitare dhe të tjerë.

Arsyeja e moskthimit të banesave është se prona ka kaluar në persona fizik që nga vitet 80-ta të shekullit të kaluar, kur objekti ka qenë i qeverisur prej organeve të shtetit dhe sipas Ligjit për denacionalizim, neni 9 thuhet:

“prona e cila ka kaluar në persona fizik deri në hyrje të fuqi të këtij ligji, nuk mund të kthehen në pronësi”

Këto akte normative të sjella nga Kuvendi i Maqedonisë, jo nga organet e BFI-së, shpesh janë pengesë për kthimin e pronës ndërsa potencojmë se ligjet nuk i sjellim ne, por deputetët e Kuvendit të Maqedonisë.

Ne si BFI në vitin 1998 kur për herë të parë është sjellë Ligji për denacionalizim shumë ashpër i kemi kritikuar këto norma juridike por si atëherë ashtu edhe sot, shpesh kërkesat e BFI-së edhe pse janë legjitime hasin në vesh të shurdhër të organeve kompetente.

Jo vetëm për banesat e “Ibni Pajkos” por edhe për shumë lëndë të tjera të cilat nuk janë të favor të vakëfit, të njëjtat do të dërgohen edhe në Gjykatën e Strasburgut.

Me shprese se sqaruam mjaftueshëm që qytetari të dijë se BFI-ja asnjëherë nuk ka shit asnjë vakëf dhe as do të shes në të ardhmen derisa vendimet janë në përgjegjësi të plotë të organeve legjitime të BFI-së. Ajo që është jashtë kompetencave tona, ju lutemi drejtohuni institucioneve përkatëse.

Zyra për informim në BFI

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments