1.5 C
Tetovo
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeBESA dhe ASH-ja arrijnë marrëveshje për raundin e dytë zgjedhor

BESA dhe ASH-ja arrijnë marrëveshje për raundin e dytë zgjedhor

Lëvizja Besa i bën thirrje aktivistëve të saj të mbështesin kandidatët e Aleancës për Shqiptarët në raundin e dytë zgjedhor. Një mbështetje reciproke partia e Bilall Kasamit e kërkon edhe për kandidatët e saj në Tetovë dhe Zhelinë.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të gjithë votuesit e Besës të mbështesin kandidatët e ASH-së duke ndihmuar kështu në mposhtjen politike të BDI-së dhe PDSH-së. Gjithashtu kërkojmë nga ASH-ja që në formë reciproke t’i bëj thirrje votuesve të mbështesin kandidatët e Lëvizjes Besa në Tetovë dhe Zhelinë -deklaroi Arjanit Hoxha, Sekretar i përgjithshëm i Lëvizjes Besa.

Edhe pse nga Lëvizja Besa thonë se thirrja dhe mbështetja në parim i adresohet koalicionit Aleanca për Shqiptarët- Alternativa, nga partia e Afrim Gashit thonë se me Lëvizjen Besa nuk kanë një marrëveshje bashkëpunimi.

Mund të ju flas për Alternativën. Në këtë rast neve nuk kemi asnjë marrëveshje me atë parti -tha Zeqirja Ibrahimi, Alternativa.

Thirrje për mbështetje paraprakisht kishte adresuar edhe Aleanca për Shqiptarët duke kërkuar mbështetjen në Gostivar, Strugë, Dibër, Çair dhe komunat e tjera në këmbim të mbështetjes në Tetovë dhe Zhelinë. Nga ky subjekt thonë se thirrja i referohet qëndrimit partiak dhe jo marrëveshjes dy paleshe. Veprimi i Lëvizjes Besa erdhi një ditë pas marrëveshjes së arritur mes Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit për mbështetjen e kandidatëve të BDI-së në komunat ku garojnë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments