11.9 C
Tetovo
E enjte, 16 Maj, 2024
BallinaLajmeBërnabiç-Serbi: Bashkim me Shqipërinë? Do kemi trazira në rajon nga fjalët e...

Bërnabiç-Serbi: Bashkim me Shqipërinë? Do kemi trazira në rajon nga fjalët e Kurtit

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç reagoi për deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se do të votonte për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë në një referendum të mundshëm në të ardhmen.

Bërnabiç tha se fjalë të tilla “mund të shkaktojë trazira të mëdha në të gjithë rajonin”.

Sipas kryeministres serbe, stabiliteti dhe siguria në rajon po minohen. Politika e Albin Kurtit është e qartë, ai duket se nuk e fsheh. Ajo që shqetëson më shumë është mungesa e reagimeve të komunitetit ndërkombëtar”, tha ajo për agjencinë e lajmeveTanjug.

Kryeministrja serbe kërkon ndërhyrjen e Viola von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian.

“Ajo grua merret më shumë me Serbinë qendrore dhe kritikon të gjitha temat këtu, nga të drejtat e punëtorëve, vendos gënjeshtra dhe gjysmë të vërteta për punëtorët vietnamezë që punojnë për një investitor të huaj në Serbi, i cili respekton të gjitha ligjet e Republikës së Serbisë.

Ajo merret me Serbinë dhe të gjitha temat nga sundimi i ligjit e deri te të drejtat e punëtorëve e deri te klima jonë e investimeve, minierat e litiumit në Serbi, në vend që të merremi me atë që po ndodh në territorin e Kosovës, deklaratën e Albin Kurtit”, tha Bërnabiç.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments