6.3 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaKuriozitete“Bëre punën tënde”, Papa përgëzon gazetarin që e kapi duke dalë nga...

“Bëre punën tënde”, Papa përgëzon gazetarin që e kapi duke dalë nga një dyqan

Javier Martinez-Brocal, gazetar i agjencisë “Rome Reports” e filmoi Papa Françeskun me telefon, e publikoi videon në Twitter dhe pamjet u bënë virale.ITALI- Papa Françesku e ka përgëzuar gazetarin që e pa atë duke i vizituar shokët e vjetër, të cilët kanë një dyqan të incizimeve muzikore në Romë këtë javë. Mediat e huaja raportojnë se Papa e quajti situatën si fati i tij i keq që doli lajmi.

Javier Martinez-Brocal, gazetar i agjencisë “Rome Reports” ishte në atë zonë të Romës qendrore rastësisht. Ai e filmoi Papa Françeskun me telefon, e publikoi videon në Twitter dhe pamjet u bënë virale. Më vonë në një letër dërguar gazetarit të enjten, Papa Françesku e përgëzoi atë për punën.

“Nuk mund të mohohet se ishte një rast i fatit të keq, që pas marrjes së të gjitha masave, aty ishte një gazetar te vargu i taksive. Njeriu nuk duhet ta humbë sensin e humorit. Faleminderit që e bëre punën tënde, edhe nëse ajo e ka vënë papën në vështirësi. Ajo që më mungon më së shumti (që nga koha kur u bëra papë) është pamundësia për të ecur rrugëve, siç bëja në Buenos Aires, duke ecur nga një famulli te tjetra”, thuhet në letrën e Papës.

(f.i/dosja.al)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments