15.7 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeBekim Qoku nga Kumanova: Erdhi dita, Ali opozita.

Bekim Qoku nga Kumanova: Erdhi dita, Ali opozita.

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes në zonën numër 6, Bekim Qoku mbrëmë në Kumanovë deklaroi se 24 prilli e 8 maji do të jetë fitore të mëdha për VLEN dhe të gjithë qytetarët e vendit.

“Koalicioni VLEN nuk ka dyshim se do të fitoj. Këtë e kemi parë kudo përgjatë këtyre 20 ditëve fushatë, në hapjen e shtabeve tona në të gjithë zonat i kemi shëndrruar në tubime masive dhe evente festive.

24 prilli e 8 maji do të jetë fitore të mëdha për VLEN që do të thotë fitore për qytetarin, për bujkun për punëtorin, mjekun, studentin, mësuesin për të gjithë, sepse shteti është i gjithve dhe duhet të jetë i gjithve.
Të njëjtën gjë po e shohim edhe këtu në Kumanovë sonte. Këtu nga Kumanova po shohim se fryma e ndryshimit po ndjehet shumë fort prej jush dhe këtu po shihet drita e shpresës. Këtë shpresë e besim e kemi parë edhe ne si anëtarë të Vetëvendosjes në Kosovë në shkurtin e vitit 2021.
Pyetja është e thjeshtë a jemi për frontin e Vuciqit apo jemi për vlerat dhe parimet e Albin Kurtit?
A jemi për hajninë apo jemi për investim dhe zhvillim?
A jemi për krimin apo për moralin dhe drejtësinë?

Vota jonë kësaj herë nuk do të jetë votë vetëm për shqiptarët e Maqedonisë por për gjithë rajonin, sepse më 24 prill dhe 8 maj ne do të votojmë për Evropën e hapur dhe jo për Ballkanin e hapur ndaj serbëve dhe rusëve. Ali Ahmetin gjithmon e tmerron dhe e ka tmerruar ideja e opozitës. Ai ka reaguar me forcë sa herë që dikush I ka përmendur se duhet të shkoj në opozitë. Kjo e ka detyruar gjithmon Aliun që të bëjë pakt me djallin.

Në sonte nga Kumanova do ti themi: Erdhi dita Ali opozita”, është shprehur Qoku.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments