11.9 C
Tetovo
E hënë, 16 Shtator, 2024
BallinaLajmeBekim Nezirit i hiqet arresti shtëpiak, del në liri, por i konfiskohet...

Bekim Nezirit i hiqet arresti shtëpiak, del në liri, por i konfiskohet pasaporta

Gjykata e Apelit pas ankesave të bëra i ka hequr Bekim Nezirit masën e arrestit shtëpiak lidhur me rastin në Agjencinë e fluturimeve civile M-NAV.

Sipas vendimit të gjykatës së shkallës së dytë, Neziri lihet i lirë, por se vetëm i është konfiskuar pasaporta. Prokuroria në shkallën e parë kishte kërkuar paraburgim për Nezirin, por kjo nuk ishte pranuar nga gjykatësi i rastit.

Gjykatësi i Apelit ka vlerësuar se nuk janë evidentuar fakte dhe rrethana që tregojnë për rrezik real të arratisjes së të dyshuarve, frikë nga pengimi i procedurës penale duke ndikuar te dëshmitarët dhe bashkëpunëtorët, etj. Një vendim të ngjajshëm ka pasur edhe për Almir Ramdedoviq, që dyshohet se si pjesëtar i sigurimit të objektit kishte ngritur traun për të lejuar hyrjen e grupit që kishte shkaktuar siç u tha një incident brenda ambienteve të M-NAV.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments