12 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBE mirëpret konstituimin e Kuvendit, kërkon formimin e shpejtë të qeverisë

BE mirëpret konstituimin e Kuvendit, kërkon formimin e shpejtë të qeverisë

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë si dhe përfaqësuesi i Special i BE-së kanë mirëpritur konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

“Ne mirëpresim konsituimin e Kuvendit të Kosovës dhe urojmë Kryetarin dhe Kryesinë e Kuvendit të sapo zgjedhur”, thuhet në komunikatën për media të Zyrës së BE-së në Kosovë.

Tutje në këtë komunikatë, kërkohet që sa më shpejtë të formohet qeveria e re.

“Ne mezi presim formimin e shpejtë të qeverisë, e cila do t’i mundësonte Kosovës të ecë përpara në zhvillimin e saj ekonomik dhe shoqëror, mbi sundimin e ligjit dhe në agjendën e saj evropiane”, thuhet tutje aty.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë si dhe përfaqësuesi i Special i BE-së tutje kanë thënë se “mezi presim të punojmë së bashku me autoritetet e reja për këto objektiva të përbashkët”.

Dje është janë betuar deputetët e legjislaturës së 7-të të Kuvendit të Kosovës, kryetar i Kuvendit është zgjedhur Glauk Konjufca ndërsa nënkryetarë do të jenë: Arbërie Nagavci nga VV, Kujtim Shala nga LDK dhe Memli Krasniqi nga PDK, kurse Slavko Simiq nga Lista Serbe dhe Fikrim Damka nga komunitetet pakicë janë votuar në Kuvend si nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës.

Mirëpo bisedimet ndërmjet LVV-LDK për krijimin e qeverisë së re janë bllokuar për shkak të kërkesës së kësaj të fundit për postin e presidentit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments