4.3 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBE-ja i dhuroi Shqipërisë 20.000 teste për Kovid-19

BE-ja i dhuroi Shqipërisë 20.000 teste për Kovid-19

Bashkimi Evropian (BE) i ka dhuruar 20.000 teste Shqipërisë për Kovid-19, njoftoi ambasadori i BE-së në Tiranë, Luixhi Soreca, transmeton MIA.

Në postimin në Fejsbuk, Soreca thekson se këto teste kanë qenë për shkak analizës më cilësore dhe shton se “BE qëndron pranë Shqipërisë”.

“20.000 teste do të jenë në dispozicion të Institutit të Shëndetit Publik në Tiranë. Sa më të besueshme të jenë testet, aq më efektive është lufta. BE qëndron pranë Shqipërisë”, theksoi Soreca.

Sipas informacioneve të fundit nga Instituti i Shëndetit Publik në Shqipëri, janë të regjistruar 609 persona të infektuar me Kovid-19, prej tyre 345 janë shëruar, ndërsa 26 persona kanë vdekur.

Që nga fillimi i muajit mars, janë testuar 6.017 raste të dyshimta me Kovid-19.

Në Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” në mjekim janë 40 pacientë, që është për katër më pak krahasuar se dje. Nga këta, 10 pacientë janë në kujdes intensiv.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments