BallinaLajmeBDI / Vlen sot konfirmoi edhe një herë rolin që ia ka...

BDI / Vlen sot konfirmoi edhe një herë rolin që ia ka caktuar VMRO-DPMNE: zëdhënës kundër Shqipërisë dhe kundër interesit shqiptar.

Prej javësh Hristijan Mickoski ka hapur sulme politike ndaj Shqipërisë, sepse Shqipëria nuk hesht përballë cenimit të barazisë së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe sepse ecën përpara në procesin evropian.Në vend që të mbrojnë dinjitetin e shqiptarëve këtu, Vlen u rreshtua menjëherë në të njëjtën vijë me VMRO-DPMNE.

Sot pamë diçka të paprecedentë: të përzgjedhurit e tyre shqiptarë në qeveri që sulmojnë Shqipërinë me gjuhë më të ashpër se partnerët e tyre maqedonas.

Në vend që të kërkojnë respektimin e gjuhës shqipe, përfaqësimin e drejtë dhe kursin evropian të vendit, ata harxhojnë energji duke bërë betejat e VMRO-DPMNE-së.

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk kanë nevojë për përfaqësues që përdoren si vegla kundër Tiranës sa herë e kërkon propaganda e qeverisë.

Kanë nevojë për përfaqësues që mbrojnë interesin e tyre kombëtar dhe qytetar.

Historia do ta mbajë mend këtë periudhë si kohën kur disa u thirrën në emër të shqiptarëve, por në fakt u shndërruan në instrument kundër shqiptarëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments