11.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBDI: Shkarkimi i Zyberit, hakmarrje ndaj kryeministrit të parë shqiptar

BDI: Shkarkimi i Zyberit, hakmarrje ndaj kryeministrit të parë shqiptar

BDI: Shkarkimi i Zyberit, hakmarrje ndaj kryeministrit të parë shqiptar

MAQEDONITOP LAJMNga Urim Salihu Publikuar 14:31 26 Qershor, 2020Share

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër veprimin e përllogaritur
me qëllime të politikës ditore, hakmarrës dhe në funksion të zgjedhjeve
parlamentare të Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipce kundër drejtorit
të institutit të shëndetit publik në Shkup Arben Zyberi.

Ky veprim politik i Filipces cenon drejtpëdrejt shëndetin publik të
qytetarëve dhe institucionin kyc në luftën kundër CoVid – 19 dhe vë ne
rrezik me mijëra qytetarë.
Kandidimi i Naser Zyberit për kryeministër të parë shqiptar ka errësuar
sytë dhe mendjet e oponentëve politik të cilët nuk po zgjedhin mjete për
të luftuar një shqiptar në krye të institucioneve dhe në krye të
qeverisë, edhe me cmimin e rrezikimit të shëndetit publik të qytetarëve.

Ky akt i shëmtuar, brutal dhe populist me elemente të diskriminit etnik
dhe hakmarrjes politike është porosi për të gjithë shqiptarët, për
gjithë diasporën shqiptare dhe të gjithë qytetarët e tjerë. Ky veprim është i papranueshëm për arsye se është i frymëzuar kundër
familjes së kandidatit shqiptar për kryeministër dhe prandaj dënimi për
këto veprime antishqiptare do të shqiptohet me 15 korrik nga ana e
qytetarëve të këtij vendi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments