2.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBDI reagon ndaj deklaratave të Mexhitit/ Mexhiti pranoi që ai ka vendosur...

BDI reagon ndaj deklaratave të Mexhitit/ Mexhiti pranoi që ai ka vendosur për legalizimet në Çair, e jo ligji

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ndaj qëndrimeve të shprehura të ish kreut të komunës së Çairit, Izet Mexhiti në emisionin Click Plus në TV21 dhe dënon ashpër tentativën e tij për t’i ikur përgjegjësisë për krimin e bërë me legalizimet e objekteve dhe ndërtesave në Çair duke hedhur fajin në mënyrë absurde dhe pa asnjë bazë ligjore ndaj qytetarëve të Çairit.

Izet Mexhiti botërisht pranoi në televizion se vendimet për legalizimet e objekteve apo ndërteseve i ka marrë si kryetar i komunës dhe me preferenca politike/korruptive, e jo në mënyrë strikte siç e parashikojnë dispozitat ligjore dhe nënligjore.

Parashtrojmë pyetjen se pse ai, nëse e ka ditur se po bën shkelje të rëndë ligjore ka vendosur të nënshkruajë aktet e legalizimit të objekteve që po i përmend bashkë me mbi 30 ndërtesa kolektive të ndërtuara pas vitit 2011 dhe nuk ka ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore për rrënimin e tyre.

Mbrëmë, Izet Mexhiti e pranoi me gojën e vet atë që e dijnë të gjithë dhe mediat e kanë botuar, e ajo është që ai ka vendosur vet për legalizimet e objekteve pa leje, e jo ligji!

Ftojmë organet e drejtësisë pas këtij pranimi flagrant të përgjegjësisë të veprojë sipas detyrës.

Bashkimi Demokratik për Integrim potencon se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe për zbatimin e tij përgjegjës absolut janë bartësit e caktuar të funksioneve publike dhe në asnjë mënyrë faji për moszbatimin e ligjeve nuk duhet t’u hidhet qytetarëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments