15.3 C
Tetovo
E premte, 20 Shtator, 2024
BallinaLajmeBDI me rezolutë për respektimin e 3 Marrëveshjeve! Thërret ndërkombëtarët të ndihmojnë...

BDI me rezolutë për respektimin e 3 Marrëveshjeve! Thërret ndërkombëtarët të ndihmojnë dhe mbikëqyrin

Legjitimitet, Rezolutë për domosdoshmërinë e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes për fqinjësi të mire, së bashku me ndryshimet kushtetuese dhe Rezoluta mbi organizatën politike, ishin tri rezolutat të cilat sot u miratuan nga ana e anëtarëve e organeve drejtuse të mbledhura në Mbledhjen e Përgjithshme të mbajtur në Gostivar nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Nga BDI theksuan rëndësinë dhe rolin e të gjitha marrëveshjeve për sigurimin e paqes, stabilitetit dhe për integrimin e Maqedonisë së Veriut.

Theksojmë rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit (MO) si bazë për ndërtimin e paqes dhe harmonisë ndëretnike në Maqedoninë e Veriut, duke siguruar që të gjitha komunitetet etnike të kenë zë të barabartë në qeverisje dhe vendimmarrje.

Theksojmë rëndësinë e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë, e cila ka hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet ndërkombëtare të Maqedonisë së Veriut, duke siguruar stabilitet dhe perspektivë euroatlantike për vendin tonë.

Vlerësojmë Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë si një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, duke promovuar bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë dhe perspektivën europiane të vendit

Ritheksojmë nevojën për respektim të ndryshimeve kushtetuese pas Marrëveshjes së Prespës dhe nevojën për vazhdim të procedurës për ndryshimet kushtetuese me qëllim të hapjes së kapitujve me Bashkimin Europian për anëtarësim të plotë të RMV-së në BE.

Nënvizojmë rëndësinë e zbatimit të plotë dhe të pandërprerë të Marrëveshjes së Ohrit, duke siguruar që parimet e saj të jenë udhërrëfyes në ndërtimin e një shteti dhe të një shoqërie të drejtë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Nënvizojmë nevojën për zbatim të plotë të Marrëveshjes së Prespës së bashku me ndryshimet kushtetuese, duke respektuar dhe përmbushur të gjitha detyrimet e marra përsipër, për të siguruar stabilitetin rajonal dhe integrimin euroatlantik të vendit.

Angazhohemi për të zbatuar Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë, duke ndërtuar marrëdhënie të forta dhe të qëndrueshme me Bullgarinë, bazuar në respektin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin e frytshëm.

Kërkojmë që institucionet shtetërore të Maqedonisë së Veriut të angazhohen për zbatimin e plotë dhe të pandërprerë të këtyre tri marrëveshjeve ndërkombëtare, duke siguruar që ato të përmbushen në mënyrë të plotë dhe efektive, së bashku me ndryshimet kushtetuese;

I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe institucioneve relevante të mbështesin Maqedoninë e Veriut në zbatimin e këtyre marrëveshjeve, duke ofruar asistencë dhe mbikëqyrje të nevojshme për të siguruar përmbushjen e tyre.

Angazhohemi për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të promovuar dhe mbështetur zbatimin e këtyre marrëveshjeve, duke siguruar që përfitimet e tyre të jenë konkrete për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e BDI-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments