6 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBDI-ja nuk e komenton dorëheqjen e Izet Mexhitit

BDI-ja nuk e komenton dorëheqjen e Izet Mexhitit

Izet Mexhiti nuk është më koordinator i grupit parlamentar të BDI-së në Parlament. Ai e publikoi lajmin në profilin e tij në Facebook, duke thënë se gjithashtu e ka informuar edhe Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, për dorëheqjen e tij. Mexhiti konfirmoi për Alsat se është tërhequr nga posti por nuk dha detaje të tjera. Sipas statusit të publikuar, Mexhiti thekson se për momentin ka zhvillime që nuk shkojnë në favor të BDI-së.

Në subjektin të cilit i përkas prej në ditët e para të themelimit të tij si, po ndodhin zhvillime të cilat në asnjë mënyrë nuk mund të jenë në favor të forcës më të madhe politike të shqiptarëve të RMV-së dhe që është edhe më e rëndësishme, as në favor të liderit të pakontestueshëm të shqiptarëve, kryetarit z. Ali Ahmeti, si dhe duke dëshiruar mos krijimin e hutisë edhe tek ndonjë kolegë i im në Kuvend, e nga ana tjetër, me intencë të dhënies së hapësirës veprimit tim për elaborim më të denjë të qëndrimit pas të cilit fuqishëm qëndroj, ju informoj se tërhiqem nga pozita e koordinatorit të grupit parlamentar të BDI-së.

Mexhiti thekson se edhe më tej do t’i mbështes politikat e BDI-së. Alsat kërkoi qëndrim nga zv- kryeministri Grubi, për emërimin e të cilit Mexhiti kishte vërejtje kurse paralajmëroi edhe interpelancë, por edhe nga shefi i diplomacisë Bujar Osmani, i cili është zëdhënës i BDI-së. Përgjigje deri në këto momente nuk morëm. Tërheqja e Mexhiti vjen rreth një jave pas takimit të kryesisë së partisë kur Ahmeti deklaroi se ishin tejkaluar të gjitha mospajtimet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments