15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeBDI: I japim mbështetje të plotë autonomisë së Bashkësisë Fetare Islame

BDI: I japim mbështetje të plotë autonomisë së Bashkësisë Fetare Islame

linku https://shqip.republika.mk/bdi-i-japim-mbeshtetje-te-plote-autonomise-se-bashkesise-fetare-islame/

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh pakënaqësinë e plotë për mënyrën se si disa struktura tentuan sot të ndërhyjnë në punën e Bashkësisë Fetare Islame. 

Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet sekular  dhe pavarësia  e bashkësive fetare është kategori kushtetuese të cilën institucionet e shtetit duhet ta garantojnë.  

Si parti politike japim mbështetje të plotë autonomisë së bashkësisë fetare islame dhe vlerësojmë se kompetent të vetëm për zgjidhjen e çështjeve të brendshme janë organet e Bashkësisë Fetare Islame dhe askush tjetër . 

Apelojmë te të gjithë, institucione qeveritare dhe gjyqësore të veprojnë konform parimeve kushtetuese që garantojnë autonominë dhe pavarësinë e bashkësive fetare dhe t’i respektojnë vendimet e organeve të Bashkësisë Fetare Islame.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments