linku https://shqip.republika.mk/bdi-i-japim-mbeshtetje-te-plote-autonomise-se-bashkesise-fetare-islame/
Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh pakënaqësinë e plotë për mënyrën se si disa struktura tentuan sot të ndërhyjnë në punën e Bashkësisë Fetare Islame.
Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet sekular dhe pavarësia e bashkësive fetare është kategori kushtetuese të cilën institucionet e shtetit duhet ta garantojnë.
Si parti politike japim mbështetje të plotë autonomisë së bashkësisë fetare islame dhe vlerësojmë se kompetent të vetëm për zgjidhjen e çështjeve të brendshme janë organet e Bashkësisë Fetare Islame dhe askush tjetër .
Apelojmë te të gjithë, institucione qeveritare dhe gjyqësore të veprojnë konform parimeve kushtetuese që garantojnë autonominë dhe pavarësinë e bashkësive fetare dhe t’i respektojnë vendimet e organeve të Bashkësisë Fetare Islame.