Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka dorëzuar propozim-ligj për ndryshime dhe plotësime të ligjit për provimin e jurisprudencës, me të cilin mundësohet që provimi të jepet edhe në gjuhën shqipe.
“Për këtë arsye ne si grup parlamentar sot kemi dorëzuar në procedurë propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të ligjit për provimin e jurisprudencës, me kërkesë që provimi të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për noterim, si dhe propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për përmbarim”, tha deputetja Rina Ajdari.
Së fundmi 385 studentë shqiptarë nga tre fakultete të juridikut (UT, UEJL, UNT) në Maqedoninë e Veriut përmes një peticioni kërkojnë nga institucionet që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe, në gjuhën në të cilën i kryejnë studimet, pasi siç thonë, u takon me ligj. Peticioni është dorëzuar te Ministra e Drejtësisë, Agjencinë për Zbatimin e Gjuhëve, Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve, kryetari i Kuvendit dhe zëvendëskryeministri i parë.
