1.1 C
Tetovo
E shtunë, 14 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeBDI: Asnjë reagim për vdekjet e përditshme të foshnjave, kërkojmë përgjegjësi nga...

BDI: Asnjë reagim për vdekjet e përditshme të foshnjave, kërkojmë përgjegjësi nga ministri i Shëndetësisë Arben Taravari,dhe drejtori i Klinikës së Fëmijëve.

Gjatë ditës së djeshme një vajzë 5-vjepare ka ndërruar jetë në Klinikën e Fëmijëve që sipas raportimeve të para shkak i vdekjes ka qenë ndezja në tru, përcjell TV21. Për këtë, Bashkimi Demokratik për Integrim ka kërkuar përgjegjësi nga nga ministri i Shëndetësisë dhe drejtori i Klinikës pediatrike. BDI tha se, spitalet  shndërruan në ferr për pacientët ndërsa udhëheqësit nuk mbajnë përgjegjësi ndërkohë që kërkoi që të shkarkohet ministri Arben Taravari dhe drejtori i Klinikës.

“Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon përgjegjësi nga Ministri i Shëndetësisë dhe Drejtori i klinikës pediatrike për vdekjet e përditshme të foshnjeve në spitalet që drejtohet nga kuadrot e Izet Mexhitit dhe Arben Taravarit.

Spitalet u shëndëruan në ferr për pacientët ku po vdesin foshnje çdo ditë, ndërsa Taravari shetit botën dhe nuk ndjen asnjë përgjegjësi. 

 VLEN, Izet Mexhiti dhe Arben Taravari, reagojnë vetëm kur ju cënohet kumbaria me bossin e bixhozit në vend, përkrahësin e tyre më të madh.

Gjithmonë kur Taravari është ministër i shëndetësisë, vdekja e pacientëve bëhet përditshmëri. 

 VMRO DPMNE e quante Arben Taravarin Ministër të vdekjes dhe personin më të korruptuar. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments