Shkencëtarët në Kinë kanë identifikuar një lloj të ri të virusit të gripit që sipas tyre ka potencial të shndërrohet në pandemi, raporton BBC. Virusi qysh më herët është paraqitur tek derrat, por, siç thonë shkencëtarët, edhe njerëzit mund të infektohen. Studiuesit janë të shqetësuar për shkak se virusi mund të pësojë mutacione dhe më tej të përhapet nga një person në tjetrin dhe të shkaktojë infeksion global.