BBC / Të rinjtë në Britani do të infektohen vullnetarisht me Covid

58

Britania e Madhe ka nisur një fazë të re të testimit për pasojat e Covid-19. Tashmë shumë të rinj, të shëndetshëm, janë të gatshëm që të infektohen vullnetarisht pasi tek ta do të testohen vaksinat dhe trajtimet me ilaçe.

BBC bën me dije se ky studim është miratuar nga komisioni i etikës dhe javën e ardhme do të nisë puna, ku mbi 90 të rinj të moshës 18 deri në 30 vjeç do të infektohet vullnetarisht me Covid.

Ata do të ekspozohen ndaj virusit në një mjedis të sigurt dhe të kontrolluar, ndërsa mjekët do tw monitorojnë shëndetin e tyre. Mjekët kanë deklaruar se studime të tilla kanë luajtur një rol jetësor në nxitjen e zhvillimit të trajtimeve për një numër sëmundjesh më herët, duke përfshirë malarjen, tifon, kolerën dhe gripin.

Provat do të ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë më saktë se çfarë sasie e koronavirusit nevojitet për të infektuar një person dhe se si reagon sistemi imunitar i trupit ndaj këtij virusi.

Kjo do t’u japë mjekëve një pamje më të qartë se si vepron Covid-19, por do jetë një ndihmë dhe për procesin e trajtimit të sëmundjes./a.p jawanews