11.5 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaOpinionBBC: Lufta Izrael - Hamas kësaj radhe më ndryshe dhe më e...

BBC: Lufta Izrael – Hamas kësaj radhe më ndryshe dhe më e rrezikshme

Ka pasur dekada tensionesh, sulmesh dhe luftërash të gjithanshme mes Izraelit dhe Hamasit. Mirëpo, kriza aktuale është e ndryshme dhe e rrezikshme – mbi të gjitha për numrin e madh të pengjeve izraelite, por edhe numrin në rritje të viktimave izraelite.

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu do të jetë nën presion të madh nga qeveria e tij e krahut të djathtë për të bërë atë që ai dhe liderët e tjerë izraelitë e kanë shmangur në të kaluarën – një ofensivë e madhe tokësore në Gaza, madje edhe më shumë, një riokupim të territorit nga trupat e saj që u patën tërhequr në vitin 2005.

Hamasi është gjithashtu gati për një luftë – sulmi i tij i guximshëm ka rezonuar me palestinezët e ngopur me kufizimet izraelite, të frustruar me udhëheqësit e tyre në Autoritetin Palestinez.

Kjo krizë vjen gjithashtu në një kohë kur Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë negociuar me Arabinë Saudite mbi atë që do të ishte një hap i madh për këtë të fundit për ta njohur shtetin hebre.

Hamasi tani u ka kujtuar të gjithëve se ata janë ende një forcë për që duhen marrë parasysh dhe se ka ende çështje të mëdha për t’u zgjidhur./BBC

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments