21.2 C
Tetovo
E hënë, 20 Maj, 2024
BallinaLajmeBashkim Selmani: Ligji është i saktë, dekreti ndeshet me ligjin

Bashkim Selmani: Ligji është i saktë, dekreti ndeshet me ligjin

Profesori Universitar Bashkim Selmani thotë se ligji është shumë i saktë por në këtë rast kemi  shkelje të afatëve. Ai ju bëri thirrje institucioneve të zbatojnë ligjin.

Katër vjet pasi u votua ligji për Përdorimin e gjuhëve, ende nuk po zbatohet në tërësi. Edhe pse ligji ka afate të sakta, Qeveria me vendimin e djeshëm i dha Ministrisë së Punëve të Brendshme edhe 1 vit afat për ti bërë uniformat në dy gjuhë. Profesori Universitar Bashkim Selmani thotë se ligji është shumë i saktë.
BASHKIM SELMANI, PROFESOR UNIVERSITAR

Saktë është paraparë ju e keni në nenin 23 dhe 24 për zbatueshmërinë mënyrën avansimit dhe jetësimit të gjuhës detyrimisht të bëhet mbrenda vitit. Këtu fatkeqësisht edhe ky dekret, pra dekreti mund të plotësoj një çështje të caktuar por dekretët kanë qëndrime pozitive në këtë rast ky dekret ka qëndrim negativ sepse shkelen dhe bien në kundërshtim me nenin  23 alinea 4 e cila e përcakton sakt afatin kohorë.

Selmani bërri thirrje për zbatimin e ligjit.

Është koha për zbatimin e ligjit, të gjithë institucionet mbështjetet me sistemit bankar, noterët të gjithë, këtu neglizhencë ka edhe inspektoriati  për arsye se nuk kemi asnjë sanksion që do të detironte dhe kjo ështe serioziteti i personave në këtë rast.

Përndryshe gjatë ditës së djeshme  Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi ndryshimet në Dekretin që formalizon përdorimin e gjuhës shqipe edhe në uniformat e policisë. Dekreti miratohet në bazë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, ku sipas Nenit 8 paragrafi 3 është konstatuar se uniformat e policisë në Shkup dhe Komunat ku së paku 20% të qytetarëve flasin gjuhën zyrtare ndryshe nga gjuha maqedone, shkruhen në gjuhën maqedone dhe alfabetin cirilik, si dhe në gjuhën që e flasin së paku 20% të qytetarëve në RMV dhe alfabetin e tyre./klanmacedonia.mk/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments