9.2 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaOpinionBardhyl Mahmuti / Si do të veprojnë Shërbimet Sekrete antishqiptare sllave në...

Bardhyl Mahmuti / Si do të veprojnë Shërbimet Sekrete antishqiptare sllave në përvjetorin e themelimit të tyre?

Që nga themelimi i Shërbimit Sekret të Jugosllavisë më 13 maj 1944, çdo 12 maj ky shërbim përgatiste ekzekutimin e akteve terroriste kundër shqiptarëve që të nxirrte si trofe gjatë festës së saj. Në të njëjtën logjikë siç vepronte Shërbimi Sekret i Serbisë, vepronte edhe Shërbimi Sekret i Maqedonisë, që është kopil i pjellës së Shërbimit Sekret antishqiptar. Më 12 maj 2010 ky shërbim ekzekutoi pa gjyq katër veprimtarë të luftës çlirimtare: Harun Aliun, Shaban Zenunin, Xhafer Shalë dhe Qemajl Fejzullahun.Nuk besoj që pjella e këtyre shërbimeve antishqiptare të rrijë pa ndërmarrë ndonjë akt kriminel. Sidomos akte kriminale të natyrës që i ka karakterizuar viteve të fundit kur hidhte gurin dhe fshihte dorën për t’i fajësuar shqiptarët. Sa jemi të përgatitur të reagojmë në rast se ndodh të përsëritet ajo që ka ndodhur gjithmonë në këtë datë?!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments