4.3 C
Tetovo
E martë, 10 Shkurt, 2026
BallinaOpinionBardhyl Mahmuti-Shërbimi Sekret i Serbisë dhe Prokuroria Politike në Hagë

Bardhyl Mahmuti-Shërbimi Sekret i Serbisë dhe Prokuroria Politike në Hagë

Që të kuptohet në tërësi ky rol, paraprakisht më duhet ta njoftoj lexuesin shkurtimisht për disa fakte që kanë të bëjnë me Milovan Drecunin. që jo rrallë edhe në mediat tona cilësohet si “kryetar i Komisionit Parlamentar të Serbisë për Kosovën”.

Më 1 korrik 2009, në Gjykatën për Krime Lufte në Serbi, Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë dorëzoi padinë kundër gazetarëve të Radio-Televizionit të Beogradit, të Radio-Televizionit të Novi Sadit, si dhe kundër gazetarëve të gazetave Politika, Večernje Novosti dhe të gjithë atyre, që gjatë shpërbërjes së Federatës Jugosllave u vunë në shërbim të propagandës luftënxitëse.

Nëpërmjet kësaj padie, Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë akuzoi gazetarët që i kishin shërbyer kësaj propagande, se kanë manipuluar me mediat, me qëllim të përhapjes së urrejtjes ndërnacionale dhe ndërfetare, të nxitjes së diskriminimit dhe të armiqësive, me çka kanë krijuar parakushtet psikologjike për dhunën dhe për krimet më brutale.

Për këtë arsye, kjo shoqatë kërkoi nga Gjykata për Krime Lufte në Serbi, që në përputhje me nenin 145 të Kodit Penal të Republikës Federative të Jugosllavisë të dënoheshin këta gazetarë për veprën penale të organizimit dhe të nxitjes së kryerjes së gjenocidit dhe të krimeve të luftës.

Për me shume mund të lexoni si me poshte:

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments